NATO: Më shumë dërgesa armësh në Ukrainë

Mos i humb

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë thirrje për më shumë dërgesa armësh në Ukrainë.

“Mund të duket si një paradoks, por mbështetja ushtarake për Ukrainën është mënyra më e shpejtë drejt paqes”, theksoi Stoltenberg në një intervistë të fundvitit.

”Presidenti rus Vladimir Putin duhej të ishte i bindur se nuk do ta arrinte qëllimin e tij për të marrë kontrollin e Ukrainës. Mund të ketë një zgjidhje paqësore të negociuar që siguron që Ukraina të mbizotërojë si një shtet i pavarur demokratik”, shtoi ai.

Stoltenberg sqaroi gjithashtu se ”ai i konsideron plotësisht të ligjshme sulmet e fundit ukrainase ndaj objektivave ushtarake në Rusi”.

“Çdo vend ka të drejtë të mbrohet, madje edhe Ukraina. Sulmet ukrainase duhet të shihen në kontekst. Kjo përfshin sulme masive ruse ndaj infrastrukturës civile që synojnë t’i privojnë ukrainasit nga uji, ngrohja dhe energjia elektrike në dimër”, theksoi Stoltenberg.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit