Navalny i kërkon BE të sanksionojë oligarkët rusë

Mos i humb

Navalny tha se nuk është i pari apo i fundit në Rusi që helmohet ose vritet.

“Pyetja kryesore që duhet t’i bëjmë vetes është: Pse këta njerëz helmojnë, vrasin dhe falsifikojnë zgjedhje? Dhe përgjigjja është: paratë”, i tha Navalny Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Parlamentit Evropian.

“Kështu që Bashkimi Evropian duhet të synojë paratë dhe oligarkët rusë, dhe jo vetëm oligarkët e vjetër, por edhe të rinjtë si rrethi i z. Putinit”, shtoi ai.

Ai tha se biznesmenët rusë blejnë jahte dhe prona të shtrenjta në qytete evropiane si Barcelona dhe Monaco, përveç Rusisë, duke shtuar se sanksionet do të mirëpriten nga 99 për qind e rusëve.

BE-ja u dakordua në tetor për të goditur Moskën me sanksione të reja për “helmimin” e udhëheqësit të opozitës.

“Masat kufizuese” përfshinin ndalimin e udhëtimit dhe ngrirje asetesh për gjashtë zyrtarë rusë.

Navalny, 44 vjeç, një kritik i ashpër i Putinit, u ndje i sëmurë më 20 gusht në një fluturim për në Moskë. Pas uljes emergjente në Omsk, ai kaloi dy ditë në një spital para se të dërgohej në Berlin për mjekim. Tani është në Gjermani.

Pas analizave në disa laboratorë, zyrtarët gjermanë thanë se Navalny ishte helmuar me agjentin nervor Novichok, i cili gjithashtu u përdor, sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, në një sulm të vitit 2018 ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij në qytetin britanik Salisbury.

Autoritetet ruse mohojnë çdo përfshirje në këtë rast, duke theksuar se armët kimike nuk janë zhvilluar ose prodhuar në vend që kur qarku i fundit kimik u shkatërrua në vitin 2017, siç është verifikuar dhe certifikuar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit