Ndahet nga jeta babai i ish-Presidentit Hashim Thaçi

Mos i humb

Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare babai i ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Mediat e Kosovës raportojnë se Haxhi Thaçi po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare, por nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë dhe ndërroi jetë mbrëmjen 17 Marsit.

Ai u nda nga jeta disa dita pas vizitës së ish-Presidentit  në spital pas një leje të posaçme nga Gjykata Speciale.

Endrit Thaçi, dali i presidentit Thaçi, ka bërë një reagim për vdekjen e gjyshit të tij Haxhi Thaçi.

Në një postim në Instagram, ai shkruan se gjyshi i tij ishte burim frymëzim për të gjithë familjen ndërsa lutet që të prehet në paqe.

“Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit me babin! Ka qenë gjithmonë frymëzim për mua dhe familjen. Vuajtjet nga padrejtësia u bënë të pa përballueshme. Prehu në paqe Bac!”

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama ka shkruar “baba iku krenar Hashim”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit