Ndahet nga jeta ish deputeti i PD, Ismet Ferizaj

Mos i humb

Eshtë ndarë sot nga jeta në moshën 75 vjeçare Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ismet Ferizaj.

Lajmin e hidhur për këtë humbje të njeriut të tyre të dashur e kanë bërë të ditur vetë familjarët.

Ismet Ferizaj prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e pashërueshme e cila sot i mori jetën.

Kujtojmë që Ismet Ferizaj përpara pak muajsh u nderua nga Bashkia e Kavajës me titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Kavajës.

Ish-Drejtor i shkollës “3 Dëshmorët”
Deputet dhe themelues i Partisë Demokratike në vitet 1992-1997!
Themelues i shtypshkronjës së parë në Kavajë “Gutenberg”.

Varrimi i të ndjerit zhvillohet sot në ora 18:00 në qytetin e Kavajës lagjia nr2 përballë stadiumit Besa.

Stafi i Televizionit Drita ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe të afërmve për jumbjen e njeriut të tyre të dashur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit