Zjarri në çerdhe, hetimet: Ka qenë zjarrvënie e qëllimshme

Mos i humb

Zjarret në çerdhe dyshohet të kenë qenë të qëllimshme, pasi hetimet kanë zbuluar se tubi i gazit në çerdhen nr. 14 ka qënë i prerë.

Zjarri i rënë në magazinën e çerdhes nr.14 në zonën e “Ali Demit” ka qenë i qëllimshëm. Në këtë konkluzion kanë arritur hetimet e Policisë së Tiranës dhe Prokurorisë pasi kanë marrë në analizë objektin e përfshirë nga flakët dhe kanë këqyrur vendin e ngjarjes.

Sipas konkluzioneve të hetimeve është konstatuar se tubi i gazit në çerdhen nr.14 është gjetur i prerë, çka tregon se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe nuk ka ndodhur për shkaqe teknike. Ndaj ekspertët zjarrfikës dhe Policia e Tiranës kanë dalë në përfundimin se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit