Ndahet nga jeta ish-Sekretari amerikan i Shtetit Henry Kissinger

Mos i humb

Henry Kissinger, ish-Sekretari amerikan i Shtetit dhe këshilltar për sigurinë kombëtare, është ndarë nga jeta në moshën 100-vjeçare.

Kissinger u arratis nga Gjermania naziste gjatë rinisë së tij për t’u bërë një nga figurat më me ndikim të politikës së jashtme amerikane.

Kompania e tij konsulente, ‘Kissinger Associates’, dha lajmin për vdekjen e tij të mërkurën në Connecticut, por nuk bëri të ditur shkakun.

Henry Kissinger hyri në qeveri amerikane me Presidentin Nixon, fillimisht si këshilltar për sigurinë kombëtare, pastaj u ngjit në karrierë si Sekretar i Shtetit.

Ai është vlerësuar me çmimin Nobel për Paqe për ndihmën që dha për përfundimin e përfshirjes ushtarake të SHBA-së në luftën e Vietmanit. Por bombardimi i Kamboxhias që la pas mijëra të vdekur, nxiti komentet negative të tij, disa prej të cilëver e akuzuan si kriminel lufte.

Gjithashtu vlerësohet për diplomacinë sekrete me të cilën ndihmoi Presidentin amerikan Nixon që të hapte Kinën komuniste ndaj SHBA-së dhe Perëndimit.

Henry Kissinger është vlerësuar edhe për diplomacinë në Lindjen e Mesme, për të ndarë forcat izraelite dhe arabe pas pasojave të luftës në vitin 1973.

I konsideruar si arkitekti më i mirë i politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, epoka e Kissinger filloi të zbehej me largimin e Presidentit Nixon në mes të skandalit Ëatergate.

Megjithatë, ai vazhdoi të ishte një ekspert i pavarur i politikës së jashtme dhe diplomacisë, mendimet e të cilit merreshin gjithmonë parasysh.

Biografia e Henry Kissinger

(Heinz) Henry Kissinger kishte lindur në një familje hebre në Bavari të Gjermanisë më 27 Maj 1923.

Familja u largua nga persekutimi nazist dhe emigroi drejt SHBA, ku ja bashkuan komunitetit gjermano-hebre në Nju Jork në vitin 1938.

Kur ishte në shkollë të mesme, Kissinger u thirr për të kryer shërbimin ushtarak dhe u caktua në këmbësori. Në moshën 23-vjeçare, atij iu dha një ekip për të gjurmuar ish-oficerët e Gestapos, me fuqi absolute për të arrestuar të dyshuarit.

Henry Kissinger studio shkenca politike në Universitetin e Harvardit. Ai fitoi popullaritet në vitin 1957 kur botoi librin e tij Lufta Bërthamore dhe Politika e Jashtme, që promovonte përdorimin e kufizuar të bombave bërthamore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit