Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ndezi dritën për paqe dhe jetë

Mos i humb

Ministria e Punëve të Jashtme ka organizuar pritje me rastin e shënimit të 20-vjetorit të ndërhyrjes humanitare të NATO-s në Kosovë për të shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm ndaj shteteve aleate, partnere dhe mike, raporton KosovaPost.

Me këtë rast, zëvendësministrja e Punës së Jashtme, Rejhane Vuniqi theksoi se sot po në këtë ditë ndezi drita e shpresës për paqe dhe jetë.

“Sot na bashkoi përvjetori i dritës e cila ndriti shpresë për paqe, e për të jetuar. 20 vite më parë Millosheviqi bëri sulm që të hiqte qafe gjithë popullin kosovar. Përgjigjja që i dhanë qytetarët dhe bota ndërkombëtare bëri që çdo ushtari dhe çdo qytetari të kontribuoi në ndërhyrjen e NATO-së”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera, Vuniqi shtoj se me vullnetin e NATO-s dhe rezistencën, Kosova u korurëzua me liri.

Sipas saj, familjarët që humbën më të dashurit e tyre që ende nuk e dinë se ku gjenden, nuk kanë marrë falje nga shteti serb.

“Ky vullnet dhe rezistencë kundër padrejtësisë u koruruzua me lirinë e Kosovës. Është e vështirë për të gjithë që mbajnë stigmen e dhunës seksuale, për fëmijët që sot janë burra që mbajnë stigmen e djegies dhe krimit të më të dashurve. Për shumë kënd këto përjetime mbetën ende kujtime, flasim për familjarët që ende nuk e din se ku gjenden me të dashurit e tyre, që ende nuk kemi marrë falje nga regjimi serb që u bë në atë kohë nga Millosheviqi”, u shpreh ajo.

Me tutje, zëvendësministrja tha se Pavarësia e Kosovës është krijuar për paqe dhe mori të drejtën për të gjithë qytetarët.

“Deklarata e Pavarësisë e cila është më pak e njëanshme e cila është krijuar për paqe, dhe drejtësi. Kosova si e tillë me shpalljen e Pavarësisë mori këtë të drejtë për gjithë qytetarët pa dallim etnie”, tha Vuniqi.

Ndryshe, në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të NATO-s, ambasador, ministri i mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe përfaqësues të tjerë institucional.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit