
Ndërmarrja shtetërore turke e ujësjellësit (DSI) ka gërmuar pothuajse 600 puse në Siri si dhe në disa vende afrikane, me qëllim që t’ju ndihmojë rreth 2.5 milionë njerëzve që të kenë qajse në ujë të pastër.
Pas operacionit të suksesshëm të Turqisë “Mburoja e Eufratit”, me të cilin u pastruan pjesët veriore të Sirisë nga organizatat terroriste, Ndërmarrja shtetërore turke e ujësjellësit këtu ndërtoi 91 puse për 630 mijë njerëz ndërsa rindërtoi 60 puse të dëmtuara gjatë luftës.
Krahas projekteve në pjesë të ndryshme të Afrikës, ndërmarrja, poashtu gërmoi edhe 96 puse në Mauritani, vend në Afrikën Veriperëndimore, për t’ju ndihmuar 415 mijë njerëzve që të kenë qasje në ujë të pastër, në bashkëpunim me Drejtorinë për Çështje Fetare (Diyanet).
Ndërmarrja shtetërore e ujësjellësit, gjithashtu punon në projekte për ujë edhe në Shqipëri, Afganistan, Serbi, Pakistan, Mal të Zi dhe në Slloveni.
Sipas raportit të OKB-së në vitin 2017, mbi 2 miliardë njerëz në botë nuk kanë qasje deri te uji i pastër. Në botë, tre në dhjetë persona nuk kanë ujë të pastër në shtëpitë e tyre.


