Ndërrohet komanda në “Bondsteel”, Haradinaj merr pjesë!

Mos i humb

Nick Duchic nderohet me “Hartën e Artë të Kosovës”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Kampin “Bondsteel”, nga Koloneli Nick Duchic tek Kolonel Roy Macaraeg.

“ShBA, NATO, KFOR dhe “Bondsteel” janë sinonime të paqes e sigurisë dhe do të jenë përherë të mirëpritura në vendin tonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij “Facebook”.

Haradinaj përmes këtij postimi tha se me kolonelin Nick Duchic, pati bashkëpunim të shkëlqyer. Haradinaj e nderoi me “Hartën e Artë të Kosovës” kolonelin Nick Duchic.

Kreu i ekzekutivit i uroi mirëseardhje, siç tha ai në shtëpinë e tij të dytë kolonelit Macaraeg. “Të bekuar që kishim përkrah ushtrinë amerikane në çdo kohë”, ka shkruar tutje Haradinaj.

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit