Ndërroi jetë vogëlushi nga Podujeva që u dërgua për shërim në Beograd!

Mos i humb

Nuk e mori trajtimin e duhur shëndetësor në QKUK. Familja Statovci, nga fshati Batllavë i komunës së Podujevës, u detyrua që djalin e saj vetëm 5 muajsh, Unikun, ta dërgojë për shërim në Beograd. Por pas disa javëve qëndrimi atje për shërim, Uniku i vogël nuk arriti ta mposhtë sëmundjen dhe ndërroi jetë në spitalin e Beogradit.

Kështu kanë bërë të ditur vetë babi i vogëlushit tashmë të ndjerë.

“Familjar, Shok, Miq e dashamir! Me dhimbje te thell ju njoftojmë se pas një Virusi te rend ne mushkëri, mbrëmë me datën 13.05.2019 ndërroj jete Engjulli jone Uniku. Varrimi i Unikut tone behet nesër e mërkurë me Daten 15.05.2019 ne oren 14:00 ne varrezat e fshatit Batllavë”, ka shkruar Valmiri, prindi i Unikut.

Në ndihmë familjes Statovci, mijëra qytetarë nga Kosova dhe jashtë saj ishin ofruar për të bashkëpunuar.

Uniku kishte qenë fëmija i dytë në familjen Statovci nga Batllava e Podujevës. Vogëlushi kishte lindur me shëndet të dobët dhe për disa javë qëndroi në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Por, në këtë institucion shëndetësor, askush nuk arriti t’ia gjejë diagnozën e saktë të sëmundjes djalit, i cili do të mbushte 5 muaj jetë.

Andaj, familja u detyrua që Unikun ta dërgojë në njërën nga klinikat private në Beograd

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit