Ndërroi jetë palestinezi i cili u plagos nga ushtarët izraelitë gjatë Marshit të Kthimit të Madh, i cili më 30 mars filloi në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin.
Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, njoftoi se jetën humbi 18-vjeçari Said Muhamed Vehbi, i plagosur në fillim të kremtimit të marshit të kthimit të madh.
Duke përfshirë edhe rastin e fundit të Vehbi, nga 30 marsi, ushtarët izraelitë në protestat paqësore vranë 41 palestinezë, ndërsa më shumë se 3.500 të tjerë janë plagosur.
Palestinezët planifikojnë të mbajnë demonstratat paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” deri në mes të majit.
Mijëra palestinezë në kufirin e Gazës për disa javë mbajnë protesta paqësore dhe shënojnë Ditën e Tokës për të kujtuar 30 marsin e vitit 1976, kur Izraeli u mori mijëra hektarë tokë.
Dita e Tokës shënohet në Palestinë që nga viti 1976 dhe paraqet një simbol të rezistencës plaestineze për të rikthyer tokat e tyre, teksa theksohet edhe përgjegjësia e komunitetit ndërkombëtar për të mbrojtur të drejtat e popullit palestinez, krijimin e një shteti të pavarur palestinez dhe kthimin e refugjatëve palestinez të dëbuar nga trojet e tyre.


