Ndërron jetë prej COVID-19 punëtori shkodran në Itali, familjarët: Tragjedi e papritur, na dhanë shpresë për shërim të shpejtë

Mos i humb

Një punëtor shqiptar me origjinë në Shkodra, Rraci Zefan ka ndërruar jetë prej COVID-19 në një spital në Novara.

42-vjeçari ishte shtruar në spital pas infektimit me COVID-19 teksa banonte në Romentino ku dhe e thërrisnin ndryshe ‘’Giussepe’’.

Familjarët rrëfejnë se spitali u kishte dhënë shpresa për shërim të shpejtë dhe madje vdekjen nuk e kishte parashikuar askush.

‘’Spitali dukej se mund të favorizonte një ecuri pozitive të sëmundjes’’ – thonë anëtarët e familjes.

‘’Kushtet ishin të palëvizshme duke na dhënë shpresë për një shërim të shpejtë.

Vdekja ishte një epilog që askush nuk e kishte parashikuar. 

Një tragjedi e papritur dhe aspak e dukshme duke marrë parasysh kushtet e shkëlqyera shëndetësore të Giuseppe ‘’.- rrëfejnë ata.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit