Ndërtohet ura e parë 3D në botë

Mos i humb

Një urë inovative 3D prej çeliku është hapur në Amsterdam, Holandë. Ura MX3D, e vendosur mbi kanalin Oudezijds Achterburgwal u inagurua nga mbretëresha holandeze, Maxima dhe tashmë është e hapur për publikun.

Kompania projektuese e nisi projektin në 2015-ën, kur propozoi shtypjen e një ure metali me teknologjinë inovative të shtypjes 3D, duke ofruar një shembull frymëzues se si mjetet dixhitale ndikojnë në objektet arkitektonike.

Struktura prej 6 tonësh përmban sensorë që studiuesit do t’i përdorin për të monitoruar urën në kohë reale dhe për të vlerësuar se si reagon kur turistët kalojnë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit