Ai ka thënë se marrëveshja “mbyll një financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën”.

Kishte frikë se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të bllokonte paketën e ndihmës siç kishte bërë në një samit evropian dhjetorin e kaluar.

Orban kishte thënë se donte të detyronte rishikim të politikës së BE-së ndaj Ukrainës dhe kishte vënë në pikëpyetje idenë e angazhimit për të financuar Ukrainën për katër vjetët e ardhshme. Por duket se ai është bindur të mos vërë veton pas kërcënimeve për bllokim të ekonomisë hungareze.

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, ka thënë se sot ishte “një ditë e mirë për Evropën”.