Ndotja në Elbasan, të majtë e të djathtë në protestë kundër ndotësve

Mos i humb

Të majtë e të djathtë, këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Elbasanit janë bashkuar sot për të protestuar kundër ndotjes në zonën e ish kombinatit metalurgjik.

Edhe pse disa muaj më parë Këshilli shpalli Emergjencën Mjedisore, asnjë masë konkrete nuk u mor nga Ministria e Mjedisit. Kjo ka bërë që Këshilltarët të shkojnë më tej duke protestuar para industrive ndotëse.

“Siç e kishim paralajmërua, këshilli bashkiak i Elbasanit nuk do të ndalojë vetëm me këtë protestë, por do të vazhdojë shkallë-shkallë derisa këta ndotës të ambientit të reagojnë dhe të përdorin kriteret ligjore”, tha Altin Idrizi, kryetar i Këshillit Bashkiak Elbasan.

Rafineria e Naftës dhe uzina e ferrokromit janë dy ndotësit e mëdhenj që aktualisht ndotin në masë zonën e Balldrenit në Elbasan. Edhe pse funksionin prej më shumë se 15 vitesh, uzina e Ferrokromit nuk është e pajisur me pluhur kapëse, ndërsa Rafineria nuk ka të instaluar sistemin e depurimit të ujërave të ndotur. Në këto kushte, askush nuk shpjegon sesi të tilla kompani arrijnë të marrin lejet mjedisore duke kërcënuar hapur jetën e qytetarëve./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit