Ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit/ Balla: Kod të ri etike dhe meritokraci

Mos i humb

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se do të ndryshojë ligji për Policinë e Shtetit. Gjatë një deklarate për mediat ai tha se drafti për pak kohë do të jetë në konsultim publik.

Ministri sqaroi se do ketë një Kod të Ri etike për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe se ligji i ri do i japë rëndësi meritokracisë.

“Do ndryshojmë ligjin për Policinë e Shtetit, drafti për pak kohë në konsultim publik. Ligji i ri për Policinë e Shtetit do garantojë meritokracinë. Do ketë një Kod të Ri etike për punonjësit e Policisë së Shtetit. Ligji i ri i Policisë Shtetit duhet t’i japë rëndësi meritokracisë. Duhet t’i garantojmë që çdo punonjësi të ndershëm të policisë së Shtetit të bëjë karrierë. Ka patur një bllokim të karrierës në Policinë e Shtetit. Pas një punë intensive të përditshme do të kemi shumë shpejt një draft që do të bëhet publik, ku edhe ju dhe opinioni publik do të njoftoheni. Ligji i ri i policisë së shtetit i është referuar eksperiencave më të mira ta shndërrojmë policinë e shtetit si institucionin më të besuar në vend. Është një ligj goxha i madh dhe në këtë aspekt puna përfundimtare është po aq e rëndësishme për ta bërë gati për t’ju nënshtruar konsultimeve publike”, tha Balla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit