Ndryshimet ligjore që kanë hyr në fuqi në Zvicër nga 1 janari

Mos i humb

Ardhja e Vitit të Ri ka sjell me vete disa ndryshime të rëndësishme legjislative në Zvicër.

E drejta për të fituar nënshtetësinë zvicerane do të jetë shumë më vështirë. Kushdo që do ketë një vepër penale do të përjashtohet në teori. Një pasaportë zvicerane më pas do të rezervohet për mbajtësit e lejes së qëndrimit C, të cilët kanë qenë në Zvicër për pesë apo dhjetë vjet, varësisht nga vendi i tyre i origjinës dhe të cilët mund të dëshmojnë për një integrim të suksesshëm. Ata ende duhet të kalojnë kërkesat rigoroze të hyrjes, duke përfshirë një test të gjuhës me shkrim.

2018 do të shënojë gjithashtu kthimin e dënimeve me burg të shkurtë dhe mundësinë që autoritetet tatimore të shkëmbejnë automatikisht informacion bankar me partnerët e huaj.

Adaptimi i një fëmije do të bëhet paksa më i lehtë, edhe nëse procesi mbetet i gjatë dhe i komplikuar. Tani e tutje, aplikantët duhet të jenë të paktën 28 ​​vjeç në vend të 35, dhe ata duhet të kenë qenë të martuar për të paktën tre vjet, nga pesë sa që ishte.

Nga 1 janari, tatimi mbi vlerën e shtuar do të reduktohet nga 8% në 7.7%. Do të ketë një normë të veçantë për hotelet prej 3.7%.

Në vitin 2018, më shumë njerëz do të kualifikohen për përfitimet e aftësisë së kufizuar, duke përfshirë punonjësit me kohë të pjesshme dhe nënat. Familjet që kujdesen për personat e sëmurë rëndë ose me aftësi të kufizuara rëndë në shtëpi do të marrin shumë më tepër para për sigurimin e paaftësisë./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit