Në 24 orët e fundit janë 370 raste me Covid-19 në Maqedonin e Veriut

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 24 persona nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 1.229.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 20 raste të reja, me çka numri i të infektuarve në vend është rritur në 1.694.

Ministria gjithashtu raportoi për tre të vdekur nga virusi, ndërsa gjithsej 95 persona në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën nga COVID-19.

Sipas të dhënave të ministrisë, në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur vetëm 370 raste aktive me COVID-19.

Në 24 orët e kaluara janë kryer 309 teste, me çka numri i përgjithshëm i testeve të kryera arrin në 19.739.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit