Në 24 orët e fundit, në Wuhan raportohet vetëm një rast i ri me COVID-19

Mos i humb

Kina ka njoftuar se në Wuhan, ish-epiqendrën e koronavirusit të ri, të njohur zyrtarisht si COVID-19, në 24 orët e fundit përsëri është raportuar vetëm një rast i ri me këtë virus.

Kjo është dita e dytë radhazi që Wuhan, kryeqyteti i provincës qendrore Hubei ku buroi koronavirusi, raportoi vetëm një rast të ri të virusit.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës (NHC) tha se në mbarë territorin e Kinës u raportuan 13 raste të reja të infeksioneve, me vetëm një nga Wuhan-i.

Që nga shpërthimi i virusit, 3.237 persona kanë vdekur në territorin e Kinës, ndërsa afër 81 mijë të tjerë janë testuar pozitivë me koronavirus.

Shifrat e NHC-së tregojnë se 69.601 pacientë të infektuar u shëruan dhe u lëshuan nga spitali.

Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si Covid-19, për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në rreth 150 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur shpërthimin një pandemi.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila merret me grumbullimin e rasteve të reja të koronavirusit, nga 189.233 raste të konfirmuara aktualisht numri i vdekjeve tejkalon shifrën 7.900, ndërsa mbi 80 mijë janë shëruar.

Sëmundja ka shkaktuar bllokime dhe anulime të fluturimeve në shumë pjesë të botës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit