Në vendet e Afrikës, Kenia, Etiopi, Nigeri dhe Republika e Afrikës së Jugut në 6 muajt e fundit janë kryer 85 milionë sulme kibernetike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një hulumtimi të bërë nga Kaspersky, kompania ndërkombëtare e sigurisë kibernetike, bëhet e ditur se sulmet kibernetike kanë treguar rritje në periudhën e koronavirusit të ri (COVID-19).
Teksa në 4 vendet në fjalë janë kryer 85 milionë sulme në 6 muajt e fundit, njoftohet se më shumë sulme janë kryer në Republikën e Afrikës së Jugut.
Në Republikën e Afrikës së Jugut janë kryer 32 milionë sulme kibernetike, në Kenia 28 milionë, në Nigeri 17 milionë dhe në Etiopi 8 milionë.
Më tej thuhet se sulmet kibernetike janë kryer nëpërmjet pajisjeve të ndryshme dhe lidhjeve të internetit.


