Iran, numri i viktimave nga COVID-19 kalon mbi 100 mijë

Mos i humb

Me vdekjen e 564 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i përgjithshëm i viktimave në Iran nga koronavirusi i ri (COVID-19) tejkaloi 100 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë zbuluar 31.266 raste të reja dhe se 4.603 nga këta janë hospitalizuar.

Numri i rasteve me COVID-19 arriti në 4.587.683 ndërsa me vdekjen e 564 personave numri i viktimave arriti në 100.255.

Ndërkaq, 7.538 nga pacientët me COVID-19 janë në kujdes intensiv, kurse që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve nga COVID-19 ka arritur në 3.840.568

Irani, me një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh, deri më sot ka kryer 27.579.653 teste për COVID-19.

– Në Iran janë kryer 21.490.705 doza të vaksinës kundër COVID-19

Në njoftimin e ministrisë thuhet se 16.254.282 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërsa 5.236.423 të tjerë edhe dozën e dytë. Sipas kësaj, në vend janë aplikuar gjithsej 21.490.705 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas nivelit të rrezikut, 359 qytete në Iran janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq”, 59 qytete me alarm “portokalli” dhe 30 qytete me alarm “të verdhë”. Aktualisht hyrja dhe dalja në qytetet me alarm “të kuq” dhe me alarm “portokalli” është e ndaluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit