Në “arrest shtëpie” por 59-vjeçari shpërndante kokainë në Berat

Mos i humb

Një 59-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi është kapur duke shpërndarë kokainë.

Mësohet se A.Z ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por kjo nuk e kishte penguar që të lëvizte i lirë me makinë dhe të shiste drogë.

NJOFTIMI

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza.

Bie në prangat e Policisë 59- vjeçari që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” si dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Berat, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas duke qënë me masë sigurie shpërndante lëndë narkotike, kanë organizuar punën, ku si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A.Z, 59 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit