Në Bruksel është hapur “Panairi i Çokollatës”

Mos i humb

Në sallën Tour Taxis që ka tetë mijë metra katrorë, po marrin pjesë 130 prodhues të çokollatës, kryesisht nga Belgjika e cila spikat në prodhimin e saj.

Ne kryeqendrën belge, në Bruksel, po mbahet “Salon Du Chocolat”, panairi i çokollatës i njohur në mbarë botën si njëri nga eventet kryesore që bën bashkë adhuruesit e kësaj ëmbëlsire.

Panairi në fjalë ka tërhequr vëmendjen e opinionit, por edhe të mediave belge dhe atyre ndërkombëtare, pasi në sallën Tour Taxis që ka tetë mijë metra katrorë, po marrin pjesë 130 prodhues të çokollatës, kryesisht nga Belgjika e cila spikat në prodhimin e saj.

Këtë vit në panair do të prezantohen dhjetëra lloje të ëmbëlsirave dhe çokollatave që prodhohen vetëm në Belgjikë, për çka janë organizuar edhe kënde për degustim të çokollatës dhe ëmbëlsirave tjera që janë të përgatitura në bazë të çokollatës.

Vizitorët e panairit kanë mundësi të shohin prezantime të shumta në lidhje me fillimet e para të prodhimit të çokollatës në botë, por edhe popullaritetin e saj përgjatë historisë.

Panairi i çokollatës do të jetë i hapur deri më 24 shkurt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit