Eksporti i Turqisë në BE është rritur për 21.5 për qind

Mos i humb

 

 

Eksporti i Turqisë në vendet e Bashkimit Evropian (BE) ka shënuar rritje me 21.5 për qind në periudhën prej janarit deri në muajin prill, njoftoi sot agjencia statistikore TurkStat.

TurkStat tha se në periudhën katërmujore Turqia ka pasur 51.5 për qind të pjesëmarrjes së eksportit në vendet e Bashkimit Evropian ose 28.5 miliardë dollarë. Importet e mallrave nga BE-ja në Turqi arritën në 30.3 miliardë dollarë, që është për 23.3 për qind e totalit të importeve.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në periudhën e njëjtë eksporti i përgjithshëm i Turqisë arrin rreth 55 miliardë dollarë, që është rritje prej 8.6 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

TurkStat bëri të ditur se bilanci i jashtëm i Turqisë ka pasur deficit prej 27.4 miliardë dollarë në periudhën prej janarit deri në muajin prill, që është rritje prej 56.2 për qind në nivel vjetor.

Në periudhën nga janari deri në prill Turqia në të shumtën e rasteve ka importuar karburantet minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre, duke arritur në 13.4 miliardë dollarë.

TurkStat gjithashtu tha se prodhimet e industrisë përpunuese përbënin 93.8 për qind të totalit të eksporteve në të njëjtën periudhë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit