Në burg për inceneratorët, caktohet data e gjyqit për Lefter Kokën

Mos i humb

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i arrestuar për skandalin me inceneratorët do dalë përballë gjykatës më datë 2 janar.

Siç raportohet, pas Apelimit të vendimit të shkallës së parë nga Koka për masë sigurie më të butë Gjykata e Apelit ka caktuar edhe datën kur do zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Pak ditë më parë Gjykata e Posaçme la në burg ish-ministrin.

Koka u arrestua më 14 dhjetor për aferën korruptive të inceneratorëve.

Arrestimi i tij erdhi pas hetimeve nga SPAK.

Lefter Koka akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

57-vjeçari që ishte ministër i Mjedisit nga viti 2013 deri në 2017 në mandatin e parë të qeverisë Rama gjatë koalicionit me LSI-në, ka qenë më herë deputet dhe kryetar i bashkisë së Durrësit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit