Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e A.B dhe B.L, të akuzuar nga SPAK për “pastrim parash”, në kuadër të grupit kriminal për masë më të butë sigurie.
Kunati dhe shoferi i biznesmenit të hidrokarbureve Rezart Taçi, do vijojnë të hetohen në masën e sigurisë arrest me burg.
Ndërkohë që Taçi, vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat akuza, pasi edhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit me burg në mungesë.
L dhe B kanë mohuar akuzat që prej arrestimit.
Në rekurs, L ka pretenduar se nuk ka lidhje me akuzat, pasi është vetëm shofer.
Ndërsa kunati i biznesmenit Rezart Taçi, ka kërkuar masë më të butë sigurie, por të dyja këto kërkesa janë rrëzuar nga Gjykata e Lartë.


