Në Ditën Botërore të Kancerit, LVV kërkon të ndahen 1.5 milionë euro për aparaturë

Mos i humb

Anëtarja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Fatmire Kollqaku, ka njoftuar se i është propozuar Kuvendit të Kosovës që të ndahen 1.5 milion euro për aparaturën e cila trajton sëmundjen e kancerit.

Sipas saj, Kosova si një shtet i varfër duhet t’i kushton rëndësi të veçantë personave që vuajnë nga sëmundja e kancerit pasi që në Kosovë janë mbi 1500 raste të evidentuara.

“Komisionin parlamentar ka propozuar që mu nda 1.5 milion euro për aparaturën e radioterapisë. Në Kosovë janë evidentuar 1500 raste ndërsa rreth 2 milion euro ende ndahen nga xhepat e pacientëve. Kanceri nuk do të thotë vdekje dhe ne duhet t`ia kthej shpresën qytetarëve tanë që shteti do t`ia zgjas dorën, të mos kërkohet lëmoshë në rrugë”, tha Kollqaku.

Ajo i bëri thirrje të gjitha institucioneve që ta mbështesin repartin e Onkologjisë dhe u zotua se Lëvizja Vetëvendosje do të fokusohet tek personat që janë të prekur nga kjo sëmundje në mënyrë që të iu sigurohet trajtimi i nevojshëm.

“Ajo çka duhet të bëjmë është që ta përkrahim klinikën e Onkologjisë, për përfshirjen e barnave dhe kjo duhet të jetë prioritet numër një në Kosovë. Dhe duke e ditur rëndësinë e diagnostifikimit të hershëm është e nevojshme që të sigurohen memorografët, dhe dhomat e veçanta për trajtimin e kësaj sëmundje. Nevojitet një reparti i ri kimioterapisë. Ne zotohemi që si grup parlamentar dhe si Lëvizje do të fokusohemi tek këta personi për t`ёia siguruar kushtet e nevojshme për tretman të kësaj sëmundje”, u shpreh Kollqaku.

Ndryshe, me 4 shkurti shënohet Dita Botërore e Kancerit. Me këtë rast popullata në mbarë botën bëhet bashkë në luftën kundër kancerit, ku synohet të shmangen miliona vdekje të parandalueshme çdo vit përmes rritjes së vetëdijshmërisë dhe edukimit mbi sëmundjen, duke shtyrë qeveritë dhe individët në tërë botën që të ndërmarrin aksion.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit