Pozitë – opozitë me qëndrime të kundërta në tryezën për dialogun Kosovë – Serbi

Mos i humb

“Kosova nuk duhet të ngutet që ta përfundojë sa më shpejtë dialogun Kosovë-Serbi, pasi fillimisht duhet të krijojë konsensus të brendshëm”, kështu është thënë në tryezën me temën “Dialogu Kosovë-Serbi-Vit i Ri, Sfidë e Vjetër”.

Në këtë tryezë është publikuar edhe studimi i tretë i Grupit për Studime Juridike dhe Politike në vazhdën e punimeve që lidhen me dialogun me Serbinë.

Lekë Batalli, autor i këtij studimi, tha se Kosova duhet të fitojë kohë në mënyrë që të ketë konsensus të brendshëm.

“Çështja e urgjencës duhet të lihet anash, duhet të trajtohet me kujdes qëdrimi i Rusisë. Na kemi arritur që prej një përkrahje shumë të madhe në shtetet perëndimore, të cilësohemi si pala negative që nuk është duke dëshiruar të negociojë. Nëse Kosova do të mund të fitonte kohë, atë kohë (do duhej) ta shfrytëzonte për të krijuar një konsensus të brendshëm”, tha Batalli.

Shefi i grupit parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, tha se pavarësia e Kosovës nuk mund të mbrohet nëse nuk ka konsensus mes partive politike dhe dakordim të veprimeve.

“Ne jemi në një situatë defansive ku bëhet fjalë për një marreveshje që mund të shitet në Serbi. Ne, pra, jemi ku duhet të mbrojmë atë që kemi arritur me 17 shkurt 2008. Unë besoj që është e mundur, por jo nëse vazhdojmë kështu”, deklaroi Sherifi.

Situata e krijuar mes partive, sipas Visar Ymerit, deputeti i PSD-së, ka bërë që kjo parti të ndërmerrë veprime për zgjidhje të situatës. Ymeri tha se janë optimistë se platforma për dialogun do të jetë në Kuvend gjatë javës së ardhshme.

“Përmes delegacionit shtetëror është krijuar një platformë e cila përveç se ia jep komandën Kuvendit, krijon një hapësirë të madhe të partive opozitare”, tha Ymeri.

Ndërsa, ndryshe ka folur Glauk Konjufca, udhëheqës i Grupit Parlamentar të VV-së. Sipas tij, presidenti Hashim Thaçi është duke lobuar tek ndërkombëtarët që të përkrahin idenë për ndarjen e Kosovës.

“Presidenti Thaçi është duke bërë çmos që të gjejë aleatë ndërkombëtarë në idenë që e ka përqafuar vetë. Ky është një dëm i madh për Kosovën. Thaçi nuk është vetën president, por është edhe një lloj kontrolluesi i copës më të madhe të koalicionit. Pra, është edhe një lloj komanduesi i PDKsë, ndërsa PDK-ja e kontrollon një kryeministër të dobët si Ramush Haradinaj”, ka deklaruar Konjufca./KosovaPost

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit