Në ditën e 15-të të luftës, Lavrov takohet me homologun ukrainas në Antalia/ Bombardohet materniteti në Mariupol, hapen shtatë korridore humanitare

Mos i humb

Kjo e enjte ka shënuar ditën e 15-të të luftës në Ukrainë. Në Antalia të Turqisë ka mbërritur ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe ai ukrainas, Dmytro Kuleba për takimin e parë mes tyre, që nga fillimi i luftës.

Rusia ka përshkallëzuar sulmet ndaj civilëve teksa ukrainasit nxitonin të arratiseshin përmes korridoreve të evakuimit. Mbrëmjen e së mërkurës rusët bombarduan një maternitet në Mariupol, ku  raportohet se deri më tani janë plagosur të paktën 17 persona dhe tre kanë vdekur, mes tyre një fëmijë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha ky është një genocid dhe vijoi të bënte thirrjet për të ndaluar fluturimin në qiellin e Ukrainës. Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë. Nga ana tjetër, Presidenti amerikan Joe Biden do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit të luftës në Ukrainë.

Tre persona kanë vdekur pasi u plagosën nga një sulm rus me bombë në një maternitet në Ukrainën jugore. Lajmi është dhënë nga Këshilli i qytetit të Mariupolit pak para mesditës së të enjtes. Ende nuk ka një shifër përfundimtare të viktimave dhe të plagosurve, por raportet paraprake thanë se të paktën 17 persona u plagosën nga bombardimet.

Kreu i administratës rajonale Dmytro Zhyvytsky tha se tre korridore evakuimi janë planifikuar të hapen në rajonin verilindor të Ukrainës Sumy të enjten.

Në kanalin e tij zyrtar Telegram, ai shtoi se rrugët e propozuara të evakuimit u vendosën për të filluar në orën 9 të mëngjesit me orën lokale (02:00 ET), me civilë që shkojnë në Poltava, rreth 160 kilometra larg Ukrainës qendrore.

Kështu është shprehur ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, duke shpjeguar se “objektivi ynë kryesor është të bashkojmë tre liderët”, duke iu referuar edhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Forcat ruse sulmuan një shtëpi banimi pranë qytetit të Kharkiv, duke vrarë katër persona, përfshirë dy fëmijë. Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës (SES) njoftuan se forcat ruse sulmuan një shtëpi banimi pranë qytetit të Kharkiv, duke vrarë katër persona, duke përfshirë dy fëmijë.

Një burrë ukrainas mësoi në mënyrën më të keqe të mundshme vdekjen e tre familjarëve të tij, gruas dhe dy fëmijëve. Ata u vranë nga një predhë ruse duke parë një postim që tregonte trupat e tyre të pajetë në Twitter. Tetiana Perebyinis dhe dy fëmijët e tyre, Mykyta, 18 dhe Alisa, 9 vjeç, vdiqën në qytetin e Irpin teksa po arratiseshin.  Në vitin 2014, ata u larguan nga Ukraina lindore për t’u vendosur në Kiev pas luftimeve mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit