Në juglindje të Turqisë dhe në veri të Irakut neutralizohen 67 terroristë

Mos i humb

 

 

 

Në operacionet e shtatë ditëve të fundit, 67 terroristë janë neutralizuar në juglindje të Turqië dhe në veri të Irakut.

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njoftoi se gjatë periudhës 7-13 prill, 67 terroristë u neutralizuan dhe një numër i madh i armëve dhe municioneve u konfiskuan. Poashtu janë shkatërruar 47 pozicione që përdoreshin nga terroristët si baza dhe depo.

Më tej sqarohet se dy ushtarë u vranë dhe 10 u plagosën. Sipas njoftimit, 7,393 persona u kapën në përpjekje për kalime të paligjshme.

Gjithashtu raportohet se 4,157 terroristë u neutralizuan në operacionin “Dega e Ullirit” në krahinën siriane të Afrinit. Deri më tani, 52 ushtarë janë vrarë dhe 232 janë plagosur.

Aktualisht është duke u zhvilluar operacioni për gjetjen dhe grumbullimin e mjeteve plasëse. Në aktivitetet e kaluara janë shkatërruar 107 mina dhe 781 mjete shpërthyese.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit