Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, kapet pas 7 vitesh shqiptari

Mos i humb

Një 29 vjeçar shqiptar, i cili ishte në  kërkim ndërkombëtar u arrestua mbrëmjen e së martës në Sparta nga policët grekë të seksionit Evrotas.

Sipas policisë, 29-vjeçari akuzohet për vrasje me paramendim dhe bashkëpunim, të kryer me 4 tetor 2012 në Shqipëri.

Gjithashtu, sipas policisë, 29-vjeçari shqiptar tashmë i arrestuar ndodhej në Greqi i paligjshëm, pa dokumente. Pas arrestimit, 29 vjeçari  shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet me dije do të paraqitet në prokurorinë e Apelit në Nafplion.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit