Në kërkim për vrasjen e 20-vjeçarit në Gjermani, arrestohen dy shqiptarët në Spanjë

Mos i humb

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia spanjolle të akuzuar për një vrasje të ndodhur në Gjermani, 2 vite më parë.

Në pranga përfunduan Orgest Kurteshi dhe Eglis Veraj, të cilët pritet të ekstradohen drejt Gjermanisë.

Ngjarja ka ndodhur në 13 gusht të vitit 2019, në Vorsfelde të Volfsburgut, ku një 20-vjeçar u gjet i plagosur rëndë në rrugë ndërsa humbi jetën më pas në spital.

Një tjetër 31-vjeçar i plagosur arriti që të mbijetonte. Të dy burrat ishin të mbuluar në gjak dhe kishin marrë plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Autorë dyshohen pikërisht dy shqiptarët.

Dy të rinjtë u vranë sapo kishin dalë nga një studio tatuazhi.

Ende nuk dihet se cila është arsyeja që ka shkaktuar atentatin ndaj të rinjve, por nuk përjashtohet pista e prishjes së pazareve të drogës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit