Në kërkim të kanabisit, RENEA DHE FNSH “rrethojnë” Krujën

Mos i humb

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me RENEA-n edhe ditën e sotme po vijojnë aksionin anti drogë në Krujë.

Operacioni mësohet se ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërsa pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Kujtojmë se një ditë më parë 16 persona ranë në pranga e policisë për shkak se akuzoheshin për kultivim kanabisi.

Në pranga janë vënë: Asllan Deliu, Marsel Loci, Eldi Kaceli, Indrit Kullaj, Dashamire Deliu, Musait Vathi, Xhavit Kullaj, Dashamir Kullaj, Ferit Kullaj, Erlind Almeta, Fetije Kullaj, Refik Deliu , Erjon Deliu , Flamur Halili, Ervin Perlica dhe Sokol Kullaj.

Në operacionin ku u përfshinë edhe Forcat RENEA, u kryenë kontrolle në sera, magazine, banesa në zona të pyllëzuara, ku në përfundim u sekuestruan afro 20 mijë rrënjë kanabis. Në përfundim të operacionit të koduar “Agimi” blutë shpallën gjithashtu në kërkim 24 persona dhe proceduan në gjendje të lire tre të tjerë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit