Në Kosovë 10 raste të reja nga Covid-19 shkon në 387 numri i të infektuarve

Mos i humb

Autoritetet shëndetësore të Kosovës kanë raportuar 10 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 387, ndër të cilët deri më tani 66 janë shëruar dhe tetë kanë vdekur.

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), në 24 orët e fundit nuk është regjistruar ndonjë vdekje, por ky institut njofton se tre pacientë tjerë janë shëruar me çka numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 66.

Rastet e reja të diagnostikuara pozitive me koronavirus janë raste kontakti, në komuna të ndryshme të Kosovës.

IKSHPK po ashtu njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 137 teste të dyshimta për COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera në vend deri më tani është 3.547.

Nga e mërkura në orën 6 të mëngjesit në Kosovë, me qëllim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve në gjithë territorin e Kosovës hyjnë në fuqi masat më rigoroze të lëvizjes, me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Qytetarët do të mund të qarkullojnë vetëm për 1 orë e gjysmë (90 minuta) për nevojat e tyre midis orëve 7 të mëngjesit dhe 10 e 30 të mbrëmjes. Ndërsa qarkullimi i tyre është përcaktuar me radhë, në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit të tyre.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se shfrytëzimi i 90 minutave nga qytetarët duhet të jetë në respektimin e distancës sociale dhe rregullat e deritanishme të mbrojtjes së shëndetit publik, ndërsa ka shtuar se ata që do t’i shkelin masat do të ballafaqohen me pasoja ligjore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit