Në Kosovë regjistrohen 1,480 raste të reja me COVID-19

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 1,480 raste të reja me coronavirus.

Rastet e reja dalin pas testimit të 3,702 mostrave dhe përqindja e rasteve pozitive është 39.97.Potrebbe essere un'immagine raffigurante il seguente testo "MINISTRIA ESHENDETESISE COVID-19 ç Doza Prva 903.897 07. 2022 Doza 2 Druga doza/ Secona dose 824.169 Doza 3 Treća doza/ Third dose 104.555 Testime në oret fundit Testirani oslednja časa/ a 3.702 Doza Cetrvrta doza/ Fourth dose 1.306 Raste pozitive Potvrđeni slučgjevi/ (” cases 1.480 pozitivitetit % 39.97% pozitivnihtestova ozitivnih opositivity sheruar Izlečeni/ Izlečeni/Recovereo 1.435 Numri total dozave aministruara faministered doses COVID-19 1.834.121 Vdekje Umrli/ Deaths Raste aktive Aktivni slučajevi /Active cases 10.684 aksinuar brenda Vakcinisani poslednja časa dw hours 11.5"

Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 1,435 pacientë.

Nëse krahasohet me një ditë më parë, në Kosovë ka një rënie të infektimeve, për shkak se të mërkurën autoritetet shëndetësore raportuan për 1.603 raste të reja.

Aktualisht, raste aktive me coronavirus në Kosovë janë 10.684.

Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë dhënë mbi 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi.

Prej raportimit të rasteve të para me coronavirus, në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 3,166 vdekje.

Një treg i kafshëve në qytetin Vuhan të Kinës, ka qenë epiqendra e pandemisë së koronavirusit, sipas dy studimeve të reja që janë publikuar në revistën shkencore, Science.

Për coronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Deri më tani janë regjistruar mbi 6 milionë njerëz të vdekur me këtë virus.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit