“Në krah të Shqipërisë për sistem transparent në drejtësi”, ambasada Amerikane tjetër mesazh pas krijimit të SPAK

Mos i humb

Ambasada amerikane në Tiranë vjen sërish me një deklaratë sa i takon krijimit të SPAK, ku shpreh pozicionin e saj krah Shqipërisë për reformën në drejtësi.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ambasada thekson se sot, i Ngarkuari me Punë Daniel Koski ishte aty ndërsa tetë prokurorët e rinj të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK) bënë betimin e tyre përpara Presidentit Ilir Meta.

Po ashtu ambasada thekson se Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë të qëndrojnë në krah të atyre që janë angazhuar për t’i sjellë shqiptarëve sistemin etik dhe transparent të drejtësisë.

??️ | Shtetet e Bashkuara qëndruan krah Shqipërisë kur reforma në drejtësi u miratua në 2016-ën. Ne ishim aty kur filloi procesi i vetingut dhe ndërsa themeloheshin këshilli i lartë gjyqësor dhe këshilli i lartë i prokurorisë.

Edhe sot, i Ngarkuari me Punë Daniel Koski ishte aty ndërsa tetë prokurorët e rinj të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK) bënë betimin e tyre përpara Presidentit Ilir Meta.

Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë të qëndrojnë në krah të atyre që janë angazhuar për t’i sjellë shqiptarëve sistemin etik dhe transparent të drejtësisë që ata të gjithë meritojnë. #ReformaNeDrejtesi”, thuhet në reagimin e ambasadës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit