Luan Rama: Inkurajim, besim dhe mbështetje të plotë për SPAK-un. Mbështetja e SHBA garanci e madhe

Mos i humb

“Inkurajim, besim dhe mbështetje për SPAK-un”. Kështu shkruan zëvendës kryetari i LSI-së Luana Rama pas fillimit të punës së SPAK-ut përmes një statusi të publikuar në faqen e tij në “Facebook”.

Për zëvendëskryetarin e LSI-së, mbështetja e SHBA për SPAK-un është garanci e madhe që shqiptarët të presin me besim jetësimin e një institucioni të pandikuar politikisht dhe kredibël në zbatimin e ligjit.

POSTIMI I PLOTË

Me betimin e trupës së prokurorëve të SPAK-ut para Presidentit të Republikë, nis nga puna një prej institucioneve më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi.

Inkurajim, besim dhe mbështetje të plotë për SPAK-un, në zbatim të ligjit me integritet moral dhe profesional.

Suksese SPAK-ut në përmbushjen të misionit dhe pritshmërive në zbatim të ligjit.
Mbështetja e SHBA për SPAK-un, garanci e madhe që shqiptarët të presin me besim jetësimin e një institucioni të pandikuar politikisht dhe kredibël në zbatimin e ligjit, në luftën e vendosur dhe me tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit