Në Kroaci edhe 56 persona me koronavirus

Mos i humb

Që nga dita e djeshme në ora 16:00 pasdite, në Republikën e Kroacisë 56 pacientë të rinj janë konfirmuar me COVID-19, i cili çon numrin e pacientëve në 551, ndërsa personi i tretë i infektuar me virus ka vdekur. 

“Nëse shikojmë periudhën 24 orëshe, kjo do të thotë se në 24 orët e fundit janë detektuar 70 pacientë të rinj, gjë që është e kënaqshme nga pala epidemiologjike. Ne jemi akoma në një fazë të rritjes lineare dhe jo eksponenciale”, tha ministri i Shëndetësisë, Vili Berosh.

Janë bërë 4.482 teste prej të cilave në 24 orët e fundit janë bërë 524 teste, mosha mesatare e të sëmurëve është 48.02 vite, prej të cilëve 54 për qind janë burra dhe 46 për qind janë gra.

Në këtë moment, 37 persona janë shëruar në Republikën e Kroacisë, ndërsa shpresohet se shumica e 551 pacientëve do të tregojnë shenja të shërimit, tha ministri kroat i Shëndetësisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit