Në kryeqytetin belg anulohen 60 fluturime për shkak të stuhisë

Mos i humb

Bruksel

Kompanitë ajrore kanë anuluar 60 fluturime në Aeroportin e Brukselit për shkak të stuhisë “Ciara” që ka përfshirë Belgjikën,  (AA).

Erërat e forta me shpejtësi deri në 110 kilometra në orë kanë shkaktuar pengesa dhe kompanitë e fluturimeve, përfshirë British Airways, Lufthansa dhe KLM kanë anuluar 60 fluturime në kryeqytetin belg, njoftuan autoritetet e aeroportit.

Autoritetet thanë se erërat e forta do të ndikojnë negativisht në uljet dhe ngritjet e avionëve dhe se udhëtarët mund të informohen mbi fluturimet përmes faqes së internetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit