Në komunikatën e SHBA-së nuk jepet përmbajtja e plotë e bisedës telefonike Erdogan-Trump

Mos i humb

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një komunikatë në lidhje me bisedën telefonike të Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Megjithatë, siç mëson AA nga burime të besueshme, kumtesa e SHBA-së lidhur me bisedimet midis Erdogan-it dhe Trump-it nuk përmban të gjithë atë në bisedën telefonike.

Burimi i njëjtë pohon se Trump në lidhje me operacionin në Afrin nuk ka përmendur se shpreh “shqetësim lidhur me rritjen e dhunës”, duke shtuar se gjatë bisedës telefonike nuk është thënë asgjë tjetër përveç shkëmbimit të pikëpamjeve rrreth operacionit të sipërpërmendur.

Në bisedë thuhet se nuk ka mundësi të konfliktit, edhe pse në Munbixh të Sirisë, SHBA-të kanë një numër të vogël të pranisë ushtarake.

Trump, gjatë bisedës së tij me Erdoğan, potencoi nevojën e afatizimit kohor për operacionin turk në Afrin.

“Presidenti Erdogan theksoi nevojën për t’i dhënë fund mbështetjes së SHBA-së dhe furnizimin me armë të PYD/YPG-së në kuadër të luftës kundër terrorizmit. Trump është përgjigjur se nuk i dërgojnë më armë PYD/YPG-së dhe se nuk do t’i dërgojnë më”, thonë burimet.

“Trump nuk ka folur për ‘deklaratat destruktive dhe të rreme që vijnë nga Turqia’. Ai tha se kritikat e hapura të SHBA-së tek ata kanë shkaktuar shqetësim. Erdoğan për këtë ka thënë se politika e SHBA-së, duke filluar nga furnizmi me armë të organizatës terroriste PYD/YPG, deri në ofrimin e strehimit të kreut të FETO-s, ka zemëruar seriozisht opinionin e gjërë turk”.

“Trump gjithashtu përmendi arrestimin e disa shtetasve amerikanë dhe turq të punësuar në Ambasadën e SHBA-së në Turqi, duke kërkuar lirimin e tyre. Presidenti Erdoğan u përgjigj se Turqia është shteti i së drejtës, duke shtuar se rastet në fjalë janë përpara gjykatës dhe se gjykata do të marrë vendim përfundimtar pas përfundimit të procesit”, thanë burimet./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit