Në Kuvajt, Bahrein, Oman dhe Marok rriten rastet me COVID-19

Mos i humb

Autoritetet shëndetësore në vendet e Lindjes së Mesme, Omanit, Bahreinit, Kuvajtit, Libanit dhe Marokut sot raportuan raste të reja të infektimit dhe vdekjeve për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Në Oman, Ministria e Shëndetësisë njoftoi 106 infektime të reja që solli numrin e përgjithshëm të rasteve të infektuara në 1.614. Numri i të vdekurve në këtë vend tani ka arritur në tetë, me 288 të shëruar.

Në Bahrein, Ministrisë së Shëndetësisë në një deklaratë theksoi se 20 infektime të reja u raportuan duke arritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.973. Deri më tani shtatë persona kanë vdekur për shkak të pandemisë. Rreth 784 njerëz janë shëruar, thuhet në deklaratë.

Ministria e Shëndetësisë e Marokut në konferencën e saj të përditshme tha se infektimet janë rritur në 3.377 pasi konfirmuan 168 raste të reja. Numri i rasteve të shëruar ka arritur në 398. Në deklaratën më tej thuhet se numri i vdekjeve nga koronavirusi ka arritur në 149 pasi katër vdekje të tjera u raportuan brenda 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë e Kuvajtit sot raportoi 168 infektime që solli numrin në 2.248. Ministria tha se viktimat janë rritur në 13 pas një vdekjeje të regjistruar gjatë 24 orëve të fundit.

Në Liban, bilanci ka arritur në 22 me një vdekje. Me konfirmimin e pesë infeksioneve të tjera, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 682.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit