Brenda një jave neutralizohen 112 terroristë të PKK-së në Turqi

Mos i humb

Turqia ka “neutralizuar” 112 terroristë të PKK-së në operacionet e brendshme që prej javës së kaluar, bëri të ditur sot Ministria turke e Brendshme.

Operacionet kundër terrorizmit, që kryhen nga xhandarmëria dhe forcat e policisë, filluan më 15 prill për të penguar sulmet terroriste, tha ministria në një deklaratë.

Gati 6,000 operacione antiterroriste janë planifikuar të kryhen deri më 1 tetor në zonat rurale dhe në qytete.

Autoritetet turke shpesh përdorin termin “të neutralizuar” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Në deklaratë thuhet se një ushtar është martirizuar dhe 19 forca të sigurisë janë plagosur deri më tani gjatë operacioneve të nisura kohët e fundit.

Po ashtu, forcat turke kanë sekuestruar 333 eksplozivë të improvizuar dhe 451 granata dore në 738 strehimore dhe shpella.

PKK radhitet si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian. Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, janë vrarë mbi 40,000 persona, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit