Në Mars pritet të nisë gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Mos i humb

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur konferenca përgatitore për gjykim në rastin e ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Ata të katër janë paraqitur fizikisht në këtë seancë paragjyqësore. Më herët, ata kryesisht paraqiteshin përmes lidhjes direkte, duke mos qenë të pranishëm.

Marsi është propozuar të jetë muaji i fillimit të gjykimit ndaj tyre. Në konferencën përgatitore, kryetari i trupit gjykues, nga ZPS-ja është thënë që janë gati që të fillohet me 1 mars.

foto galeri

“Ne jemi në një pozicion si herën e fundit, ne jemi gati që ky gjykim të fillojë në mars, dhe jemi gati të fillojmë me një mars”, kanë thënë nga ZPS-ja.

Me këtë datë janë pajtuar edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve.

foto galeri

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

foto galeri

Sipas aktakuzës fillestare, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit