Në Meksikë ndalohen 51 migrantë

Mos i humb

Në aksionin e pjesëtarëve të forcave të sigurisë të kryer në kuadër të luftës kundër migracionit të parregullt në Meksikë, janë ndaluar 51 migrantë.

Ministria e Sigurisë Publike e Meksikës njoftoi se në Zacatecas me rastin e kontrollit të një automjeti janë ndaluar 51 migrantë nga Ekuadori, El Salvadori, Guatamala, Hondurasi dhe Nikaragua. Në mesin e tyre ishin edhe 21 të mitur.

Në njoftimin e Ministrisë theksohet se migrantët do të kthehen në vendet amë, ndërsa shoferi i automjetit do të arrestohet.

Policët, ushtarët dhe pjesëtarët tjerë të forcave të sigurisë vazhdojnë të zbatojnë aksione kundër migracionit të parregullt dhe kontrollin e stacioneve të autobusëve dhe hekurudhore, si dhe në hotele.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit