Në Poliçan, 9 anëtarë të një familje jetojnë në kushte ekstreme

Mos i humb

Familja Kanani nga Fushë Peshtani në Poliçan jeton në skamje të plotë. 9 anëtarë të kësaj familjeje jetojnë në një dhome dhe ushqehen me vetëm një pension prej 55 mije lekesh të nënë Vaidesë.

Kryefamiljari Ymer Kanani thotë se mbledh kanaçe dhe me ato pak qe mbledh nga shitja e tyre mbajnë frymën gjallë. Fëmijët thotë ai i çoj në shkollë po nuk kam mundësi t’i ushqej, e ti vesh si gjithë bashkëmoshatarët e tyre.

Nënë Vaideja merr një pension minimal dhe me atë mundohet të ushqejë nipërit e mbesat, ndërkohë që paratë si dalin as per ilaçe. Ajo bën apel për ndihme.

Edhe pse shpesh kanë trokitur në dyert e institucioneve për të gjetur pune e përkrahje, askush nuk i ka dëgjuar kërkesat e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit