Në prag të Samitit trepalësh në Rusi, Erdogan udhëtoi në Soçi

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me ftesë të homologut të tij rus, Vladimir Putin, udhëtoi për në Soçi për të marrë pjesë në Samitin për Sirinë.

Së bashku me Erdogan në aeroportin Ataturk në Stamboll udhëtoi edhe bashkëshortja e tij Emine Erdogan dhe ministrat, ai i Punëve të Jashme Mevlut Çavusoglu dhe i Burimeve Energjetike dhe Natyrore, Berat Albayrak.

Presidenti turk duhet të takohet me homologun e tij iranian Hasan Ruhani.

Pas Samitit trepalësh rreth Sirisë ku do të marrin pjesë presidentët e Rusisë, Turqisë dhe Iranit është planifikuar një konferencë për media./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit