GJNP burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiç

Mos i humb

Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë ka shqiptuar dënim me burg të përjetshëm për ish-komandantin serb Ratko Mlladiç.

Gjykata e Hagës dënoi Mlladiçin, i njohur si “kasapi i Bosnjës”, me burg të përjetshëm për krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe shkeljet të ligjeve të luftës.

Ai u shpall fajtor për dhjetë nga gjithsej 11 akuzat që gjendeshin në aktakuzë.

Ish-gjenerali serb është dënuar edhe për gjenocidin e Srebrenicës në vitin 1995, në të cilën ushtarët serbë vranë mbi tetë mijë meshkuj boshnjakë.

Ndërkaq, Mlladiç nuk është dënuar për pikën e parë të aktakuzës, në të cilën akuzohet për “gjenocid” në qytetet Kluç, Sanski Most, Kotor-Varos, Prijedor, Foça dhe Vlasenica.

Krahas gjenocidit në Srebrenicë, Mlladiç u shpall fajtor edhe për dëbim, zhdukje, robërim, vrasje, deportim dhe sulme antiligjore kundër civilëve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit