Në pritje të vendimit të Kushtetueses, Balla: Meta, partitë politike e kushdo tjetër tani duhet të heshtin!

Mos i humb

Përfaqësuesi i Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta, Taulant Balla, foli për media në përfundim të procesit, duke iu bërë thirrje të gjitha palëve që të heshtin.

Sipas socialistit, tashmë si Presidenti Ilir Meta, si partitë politike e kushdo tjetër duhet të presë në heshtje vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila do të shprehet me të gjitha arsyetimet brenda afatit 30-ditor.

Vendimet për rrëzime apo pranime i merr vetëm Gjykata Kushtetuese. Ne kemi detyrimin që nga ky monument, që është mbyllur procesi, të respektojmë pavarësinë e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese.

Mendoj se nga momenti i përfundimit të procesit, të gjithë ne kemi detyrimin, përfshirë Presidentin, partitë e kushdo tjetër, të ruajmë heshtjen institucionale, derisa Gjykata Kushtetuese, brenda afatit 30-ditor, të shprehet, me gjithë arsyetimin.

Procesi ka qenë për t’u përshëndetur. Mendoj se cdo deklaratë e imja apo e palëve të tjera të përfshira në proces nuk do i bënte mirë procesit”, tha Balla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit