Në Shkup filloi takimi i liderëve i iniciuar nga kryeministri Zaev

Mos i humb

 

 

Në klubin e deputetëve në Shkup, ka filluar takimi i liderëve, i cili po mbahet me iniciativë të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, në të cilin sipas paralajmërimit, do të informojë mbi detajet e negociatave për çështjen e emrit me Greqinë.

Në takimin e inicuar nga kryeministri Zaev marrin pjesë presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska,  zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti dhe lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristian Mickovski.

Rikujtojmë se kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, pas një takimi me homologun e tij grek Alexis Tsirpas të enjten në kryeqytetin bullgar Sofje, theksoi se Maqedonia dhe Greqia kanë një opsion për zgjidhjen e çështjes së emrit, që mund të jetë i pranueshëm për të dyja palët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit