Trump takon Guterres në Shtëpinë e Bardhë

Mos i humb

 

 

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.

Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë njoftohet se në takimin Trump-Guterres janë diskutuar çështjet të tilla si Koreja e Veriut, Siria, Irani dhe reformat në OKB.

Bëhet e ditur se gjatë bisedës, Trump ka shprehur mbështetjen ndaj Guterres që OKB të punojë në mënyrë më efikase dhe frytdhënëse. Po ashtu njoftohet se Trump dhe Guterres kanë theksuar se në periudhën në vijim do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për çështjet themelore në fushën ndërkombëtare.

Ndërsa në anën tjetër Trump në një postim nga llogaria e tij në Twiter në lidhje me takimin në fjalë ka shprehur falënderimet e tij për sukseset e Guterres dhe përfaqësueses së përhershme të SHBA-ve në OKB, Nikki Haley./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit